CIA u përpoq të rekrutonte Winston Churchill-in

CIA u përpoq të rekrutonte Winston Churchill-in

CIA u përpoq të rekrutonte kryeministrin britanik të kohës së luftës, Winston Churchill, për të përhapur transmetime propagandistike në Radio Liberty, të mbështetur nga agjencia, në vitet 1950, në një përpjekje për të minuar Bashkimin Sovjetik, raportoi The Telegraph.

 

Në kulmin e Luftës së Ftohtë, stacioni radiofonik i financuar nga CIA shënjestron Bashkimin Sovjetik me transmetime propagandistike, ndërsa organizata simotër e saj, Radio Evropa e Lirë, u përqendrua te aleatët e Moskës. Të dyja u kontrolluan dhe u financuan fshehurazi nga agjencia e inteligjencës amerikane deri në vitin 1972 dhe u bashkuan në RFE/RL katër vjet më vonë.

 

Asokohe Bashkimi Sovjetik ishte mbërthyer nga vala e revizionizmit,  një largim intelektual nga Marksizëm-Leninizmi i Bashkimit Sovjetikë të hershëm.

 

Agjencia thuhet se ishte përqendruar në shfrytëzimin e “mendimtarëve revizionistë”, të cilët kundërshtonin një bllok të bashkuar sovjetik, në favor të shteteve të ndara individuale komuniste.

 

Churchill, asokohe 83 vjeç dhe në pension nga politika në vijën e pare, ishte një nga disa figura të shquara që u shënjestruan për të mbajtur këto transmetime, shkroi The Telegraph. Ndërsa Churchill ishte një antikomunist i flaktë, siç pasqyrohet në fjalimin e tij të famshëm “Perdja e Hekurt” në Fulton në vitin 1946, nuk ka prova se ai e pranoi ftesën, thotë raporti.

 

Programet synonin të “stimulonin mendimin heretik” dhe “të minonin besimin në çdo formë të marksizmit duke sugjeruar se supozimet e tij themelore, metoda e tij historike dhe parashikimet e tij janë të gabuara”, citoi gazeta një shënim informues të CIA-s.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy