Instagram po merr masa të rrepta ndaj njerëzve që filmojnë fshehurazi me syzet Ray-Ban Meta.
Të zhvilluara nga grupi Meta (Facebook, Instagram, WhatsApp) në bashkëpunim me kompaninë e famshme të syzeve, këto syze janë të pajisur me një kamera të aftë për të regjistruar imazhe dhe ngrenë pyetje të shumta në lidhje me privatësinë.
“Ne nuk duam që njerëzit të filmojnë fshehurazi njerëz të tjerë, t’i ngacmojnë dhe pastaj t’i postojnë në platformën tonë ”, deklaroi kreu i Instagram-it, Adam Mosseri.
Ai tha se nëse përdoruesit do të postojnë përmbajtje të papërshtatshme, atëjetë ato do të hiqen.
Meta kishte njoftuar në fillim të korrikut se do të merrte masa të rrepta ndaj atyre që ndërhynin te syzet për të bllokuar diodën që tregonte se po filmonin.



