Ish-kryetari i bashkisë së New York, Rudy Giuliani, është shtruar në spital në gjendje “kritike, por të qëndrueshme”, njoftoi të dielën zëdhënësi i tij, pa specifikuar se me çfarë problemesh shëndetësore po përballet ish-prokurori 81-vjeçar.
“Kryebashkiaku Giuliani është një luftëtar që është përballur me çdo sfidë në jetë me forcë të palëkundur dhe po lufton me të njëjtin nivel vendosmërie ndërsa flasim”, tha Ted Goodman, zëdhënësi i tij, në një postim në X.
Ai nuk specifikoi se ku po trajtohet ai që dikur quhej “kryetari i bashkisë së Amerikës” dhe as kur është dërguar në spital.
Ish-prokurori, bëri emër në gjyqet kundër mafias së New Yorkut dhe u lavdërua për mënyrën se si e trajtoi krizën pas sulmeve të 11 shtatorit 2001 në metropolin amerikan.
Më vonë ai punoi si avokat për Donald Trump në përpjekjet e tij të dështuara për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020, një përpjekje që çoi në akuza penale kundër Giulianit në dy shtete të SHBA-së dhe një padi për shpifje nga punonjësit e zgjedhjeve.
Giuliani ka mohuar çdo shkelje në çështjet penale. Trump e fali Giuliani pasi ai u përball me akuza penale për përpjekjet e tij për të ndihmuar në përmbysjen e zgjedhjeve të vitit 2020.



