Ushtria izraelite ka deklaruar se ka çmontuar rreth 70 baza të Hezbollahut në zonën e Bint Jbeil, në jug të Libanit. Sipas një njoftimi të publikuar në Telegram, operacionet janë zhvilluar gjatë ditës së djeshme.
Deklarata vjen pas komenteve të kryeministrit Benjamin Netanyahu, i cili tha se Izraeli ndodhet “në prag të eliminimit të një bastioni të madh të Hezbollahut” në këtë rajon.
Ndërkohë, Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) raportuan më herët se kanë kapur një dron të lëshuar nga Libani gjatë natës.
Sipas tyre, droni u rrëzua nga njësitë e Marinës izraelite, të cilat kanë marrë pjesë në rreth 40 operacione mbrojtëse ajrore që nga fillimi i konfliktit.



