Përtej planit 20-pikësh të Trump, nuk ka Plan B. Ky është plani më i mirë për të pasur sukses. Nëse Hamasi refuzon të çarmatoset, kjo do të jetë një shkelje e marrëveshjes.
Kështu tha Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio , teksa vizitoi selinë e SHBA-së në Kiryat Gat, Izrael.
Po ashtu Rubio tha se Izraeli po i respekton angazhimet e tij në marrëveshje dhe se SHBA-të shpresojnë të krijojnë kushtet në mënyrë që Hamasi të mos ketë kontroll mbi popullsinë.
Kjo nuk do të ndodhë javën tjetër, por ne duam të krijojmë kushtet në mënyrë që njerëzit të mos kenë frikë nga Hamasi.



