
Kanë kaluar 24 ditë që kur Irani ka qenë pa qasje në internet.
“Kjo ndërprerje, e cila ka zgjatur mbi 552 orë, është ndër më të gjatat e regjistruara ndonjëherë në ndonjë vend”, njoftoi sot NetBlocks, një organizatë që monitoron dhe raporton ndërprerjet e internetit dhe censurën online në të gjithë botën, në një mesazh të postuar në rrjetin social Mastodon.
Popullsia ende nuk ka qasje në internet, ndërsa autoritetet mbajnë një “listë të bardhë” selektive të atyre që u lejohet aksesi.



