Trump konfirmoi rritjen e tarifave globale nga 10 në 15%

Trump konfirmoi rritjen e tarifave globale nga 10 në 15%

Presidenti amerikan Donald Trump refuzon të lejojë Gjykatën Supreme t’i lidhë duart dhe vendos tarifa të reja globale, duke i vendosur fillimisht në 10% dhe më pas, më pak se 24 orë, në 15%. 

 

Kjo masë goditëse pasqyron dëshirën e tij për të treguar muskujt dhe për të konfirmuar statusin e tij si një president i aftë të kapërcejë çdo pengesë, nga skandali Epstein deri te Gjykata Supreme.

 

Si President, duke filluar menjëherë, do të rris tarifat globale nga 10% për vendet, shumë prej të cilave i kanë ‘mashtruar’ Shtetet e Bashkuara për dekada të tëra, pa hakmarrje (derisa erdha unë!), në nivelin plotësisht të lejueshëm dhe të testuar ligjërisht prej 15%”, njoftoi ai në llogarinë e tij në mediat sociale, Truth, duke iu referuar Seksionit 122 të Aktit të Tregtisë të vitit 1974, i cili nuk është përdorur kurrë më parë, por lejon vendosjen e tarifave deri në 15% për një periudhë prej 150 ditësh pa miratimin e Kongresit.

 

Tarifat e reja do të hyjnë në fuqi në mesnatë më 24 shkurt dhe do të zgjasin afërsisht pesë muaj. 

 

Administrata synon ta përdorë këtë kohë për të mprehur armët e saj dhe për të vendosur për kundërmasat pasi Gjykata Supreme i shpalli të paligjshme tarifat e vendosura sipas Aktit Ndërkombëtar të Fuqive Ekonomike të Emergjencës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy