Kanadaja miqësohet me Pekinin/ Carney: Partneritet strategjik, 8 memorandume bashkëpunimi

Kanadaja miqësohet me Pekinin/ Carney: Partneritet strategjik, 8 memorandume bashkëpunimi

Kryeministri kanadez Mark Carney e cilësoi miqësinë me Kinën si marrëdhënie partneriteti strategjik. 

 

Gjatë takimit me liderin kinez Xi Jinping në Pekin, të dyja palët synojnë të thellojnë lidhjet dypalëshe. 

 

Jam jashtëzakonisht i kënaqur që Ottawa dhe Pekini po ecin shpejt përpara me partneritetin e tyre të ri strategjik. Marrëdhënia jo vetëm që do të thellojë lidhjet tona dypalëshe në dobi të popujve tanë, por gjithashtu do ndihmojë në përmirësimin e sistemit multilateral që, vitet e fundit, është përballur me presion të madh.

 

Edhe Pekini, pas dhjetë vitesh marrëdhënie të dobëta me Kanadanë, ka përshëndetur këtë fillim të ri. 

 

Më inkurajon progresi që kemi bërë në marrëdhëniet tona muajt e fundit. Kjo është një kthesë në marrëdhëniet Kanada-Kinë. Ne kwmi marrëdhënie të shëndetshme dhe të qëndrueshme, e cila është në interes të të dyja vendeve tona, për paqen dhe stabilitetin e botës.

 

Kryeministri kanadez zhvilloi një vizitë zyrtare katërditore në Kinë. Carney, i cili u bë kryeministër 10 muaj më parë, po përpiqet të rregullojë lidhjet me Kinën. Kjo lëvizje vjen ndërsa tensionet me Shtetet e Bashkuara janë të larta. Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka vendosur tarifa ndaj fqinjit, ndërsa Carney thotë se ka qëllim të dyfishojë eksportet e Kanadasë në vende të tjera gjatë dekadës së ardhshme.

 

Qeveria kanadeze nënshkroi tetë memorandume mirëkuptimi me qeverinë kineze, të cilat përfshijnë energjinë, eksportin e ushqimit për kafshët shtëpiake, kulturën dhe turizmin. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy