SpaceX fiton kontratë 1.6 mld dollarëshe nga Pentagoni për 18 misione hapësinore

SpaceX fiton kontratë 1.6 mld dollarëshe nga Pentagoni për 18 misione hapësinore

SpaceX ka siguruar një kontratë të re me vlerë 1.6 miliardë dollarë nga Forca Hapësinore e Shteteve të Bashkuara për realizimin e 18 misioneve me raketat Falcon 9 deri në vitin 2027. Misionet do të transportojnë satelitë ushtarakë të Pentagonit, të destinuar për zbulimin, gjurmimin dhe identifikimin e objektivave ajrore.

 

Kontrata është pjesë e programit kryesor të prokurimeve për lëshime hapësinore të Forcës Hapësinore Amerikane, ku konkurrojnë kompani si SpaceX, United Launch Alliance (ULA), Blue Origin dhe operatorë të tjerë amerikanë.

 

Me këtë marrëveshje, vlera e kontratave të fituara nga SpaceX me Pentagonin gjatë këtij viti arrin në të paktën 7 miliardë dollarë. Kompania e Elon Musk po luan një rol kyç edhe në projektin ambicioz të administratës amerikane për sistemin mbrojtës raketor Golden Dome, një program shumëvjeçar me vlerë rreth 185 miliardë dollarë.

 

Vetëm në muajin maj, SpaceX fitoi kontrata me vlerë 6.5 miliardë dollarë për ndërtimin e rrjeteve satelitore ushtarake, të cilat do të shërbejnë për identifikimin e objektivave lëvizës dhe transmetimin në kohë reale të të dhënave mes sensorëve të paralajmërimit dhe sistemeve të mbrojtjes raketore.

 

Forca Hapësinore e SHBA-së e cilësoi marrëveshjen e fundit si pjesë të një procesi rekord prokurimesh, ndërsa synon të përshpejtojë blerjen e raketave dhe anijeve kozmike nga sektori privat.

 

Megjithatë, dominimi i SpaceX në kontratat ushtarake ka nxitur shqetësime te disa ligjvënës amerikanë për varësinë e Pentagonit nga një furnizues i vetëm. 

 

Ndërkohë, rivalët e saj po përballen me vështirësi teknike: United Launch Alliance po heton probleme në raketën Vulcan, ndërsa Blue Origin po analizon shkaqet e shpërthimit të raketës New Glenn gjatë testimeve në muajin maj, çka ka ngadalësuar konkurrencën në sektorin e lëshimeve hapësinore ushtarake.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy