Përmbyset autobusi në Indonezi, 16 të vdekur

Përmbyset autobusi në Indonezi, 16 të vdekur

Një aksident me autobus iu mori jetën të paktën 16 personave dhe plagosi 18 të tjerë në një autostradë në ishullin Java, në Indonezi, gjatë natës mes të dielës dhe të hënës. 

 

Automjeti i shërbimeve publike, i cili ishte nisur nga kryeqyteti Xhakarta dhe po shkonte drejt Yogyakarta, mori një kthesë me një shpejtësi mjaft të lartë përpara se të godiste një barrierë sigurie dhe të përmbysej, shpjegoi në një deklaratë Budiono, kreu i shërbimit lokal të kërkim-shpëtimit.

 

Aksidentet rrugore janë tragjikisht të zakonshme në Indonezi, ku shumë automjete janë të vjetra dhe të mirëmbajtura dobët dhe rregullat e trafikut nuk ndiqen gjithmonë.

 

Në vitin 2019, të paktën 35 persona humbën jetën kur një autobus ra në një përrua në ishullin e Sumatrës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy