Shtëpia e Bardhë: Trump i hapur për dialog pa parakushte me Kim Jong-un

Shtëpia e Bardhë: Trump i hapur për dialog pa parakushte me Kim Jong-un

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tha të martën se Presidenti amerikan Donald Trump mbetet i hapur për dialog me liderin e Koresë së Veriut Kim Jong-un “pa asnjë parakusht”, mes zërave rreth një takimi të mundshëm midis dy udhëheqësve gjatë vizitës së Trump në Korenë e Jugut për samitin e Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC). 

Zyrtari vuri në dukje se gjatë mandatit të parë të Trump në Shtëpinë e Bardhë, ishin mbajtur tre samite historike midis dy udhëheqësve, që përkonin me një periudhë qetësimi në Gadishullin Korean.

Ai theksoi se politika e SHBA-së ndaj Koresë së Veriut nuk ka ndryshuar, megjithëse nuk e ka përmendur në mënyrë të qartë qëllimin e denuklearizimit.

Komentet e zyrtarit, raportuar nga mediat koreane, duket se vijnë në përgjigje të udhëheqësit të Koresë së Veriut, i cili muajin e kaluar tha se ishte i gatshëm të takohej përsëri me Trump, me kusht që Uashingtoni të mos kërkonte që Pheniani të hiqte dorë nga armët e tij bërthamore. 

Zëvendësministri i Jashtëm i Koresë së Veriut, Kim Son-yong, iu drejtua Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara të hënën, duke përsëritur se Pheniani nuk do të heqë dorë kurrë nga arsenali i tij bërthamor. 

Imponimi i denuklearizimit ndaj Koresë së Veriut do të ishte i barabartë me kërkesën që ajo të heqë dorë nga sovraniteti dhe e drejta e saj për të ekzistuar, dhe me shkeljen e Kushtetutës së saj”, tha zyrtari, duke shtuar se Koreja e Veriut do të vazhdojë të bashkëpunojë me të gjitha vendet që refuzojnë agresionin, dominimin dhe nënshtrimin.

Javën e kaluar, Kim Jong-un, shprehu të njëjtin qëndrim, duke thënë se ishte i hapur për bisedime me Shtetet e Bashkuara, me kusht që Uashingtoni të ndalonte së kërkuari që Veriu të hiqte dorë nga armët e tij bërthamore.

Koreja e Veriut, e cila kreu provën e saj të parë bërthamore në vitin 2006, mbetet subjekt i një regjimi të rëndë sanksionesh të OKB-së. 

Centrali bërthamor i Yongbyon, të cilin Pheniani e çmontoi gjatë negociatave me administratën Trump në vitin 2017, u riaktivizua në vitin 2021. 

Gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, Presidenti i Koresë së Jugut Lee Jae-myung premtoi të punojë për t’i dhënë fund “rrethit vicioz” të tensioneve me Veriun, duke përsëritur qëllimin e tij për të mos ndjekur ndryshimin e regjimit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy