Tërmet me magnitudë 6.2 godet Indonezinë lindore, nuk raportohet rrezik për cunami

Tërmet me magnitudë 6.2 godet Indonezinë lindore, nuk raportohet rrezik për cunami

Një tërmet me magnitudë 6.2 ballë ka goditur Indonezinë lindore më 3 korrik, sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara (USGS), pa raportime të menjëhershme për viktima apo dëme materiale.

 

Epiqendra e tërmetit është regjistruar rreth 58 kilometra në perëndim të Tobelos, në provincën Maluku të Veriut, në një thellësi prej 120 kilometrash. Lëkundjet u ndjenë në orën 11:31 të paradites sipas kohës lokale.

 

Dëshmitarë në zonë përshkruan momente paniku gjatë lëkundjeve. “Isha ulur duke pirë kafe kur papritur karrigia filloi të dridhej. U frikësova, pasi ende kam traumë nga tërmetet e mëparshme”, tha një banor i Ternates për AFP, qytet rreth 114 kilometra larg epiqendrës.

 

Autoritetet indoneziane të meteorologjisë, klimatologjisë dhe gjeofizikës konfirmuan se nuk ishte lëshuar paralajmërim për cunami.

 

Indonezia ndodhet në të ashtuquajturën “Unaza e Zjarrit” të Paqësorit, një zonë me aktivitet të lartë sizmik ku tërmetet janë të shpeshta.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy