Spanjë/ Zjarri në Los Gallardos merr 12 jetë, temperaturat ekstreme përkeqësojnë situatën

Spanjë/ Zjarri në Los Gallardos merr 12 jetë, temperaturat ekstreme përkeqësojnë situatën

Të paktën 12 persona kanë humbur jetën dhe gjashtë të tjerë janë plagosur nga një zjarr i madh që përfshiu zonën e Los Gallardos, në provincën Almería të Spanjës, njoftoi qeveria rajonale e Andaluzisë.

 

Disa prej viktimave u gjetën brenda automjeteve të përfshira nga flakët. Dëshmitarët dyshojnë se zjarri u shkaktua nga rrëzimi i një linje elektrike, por autoritetet nuk e kanë konfirmuar ende shkakun.

 

Rreth 150 zjarrfikës, të mbështetur edhe nga Njësia Ushtarake e Emergjencave, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve. Ndërkohë, rreth 1,000 banorë janë evakuuar dhe disa rrugë janë mbyllur për arsye sigurie.

 

Spanja po përballet me një valë të fortë të nxehti, me temperatura që në disa zona arrijnë deri në 42 gradë Celsius, duke favorizuar përhapjen e zjarreve. 

 

Ekspertët paralajmërojnë se ndryshimet klimatike po i bëjnë këto fenomene gjithnjë e më të shpeshta dhe më shkatërruese.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy