Një sulm i ri i ashpër ndaj politikave eeropiane dhe një paralajmërim gjeopolitik për Teheranin. Nga Zyra Ovale, Donald Trump drejton gishtin nga udhëheqësit e Europës, ndërsa përcakton kushtet për të shmangur një përshkallëzim ushtarak global.
“Në Europë, ju duhet të ndaloni emigracionin e paligjshëm. Unë e njoh kontinentin më mirë se njerëzit që e udhëheqin atë. Emigracioni vjen i pari, energjia vjen e dyta”, deklaroi Presidenti i SHBA-së para gazetarëve.
Në frontin e Lindjes së Mesme, komentet e Shtëpisë së Bardhë paraqesin një tablo tensioni jashtëzakonisht të lartë, të shoqëruar nga një kanal negociatash në minutën e fundit.
Duke iu referuar Iranit, Trump theksoi politikën e presionit maksimal: “Duhet t’i kishim goditur fort dje. Shumë, shumë fort, më fort se çdo sulm tjetër që nga Lufta e Dytë Botërore.”



