Gjatë një konferencë në Doha, lideri i Hamasit, Khaled Mashaal, dejkariu se organizata terroriste nuk do të heqë dorë nga armët e saj dhe as nuk do të pranojë ndërhyrjen e huaj në Gaza, duke hedhur poshtë kërkesat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Izraelit.
“Kriminalizimi i rezistencës, i armëve të saj dhe i atyre që e kryen atë është diçka që nuk mund ta pranojmë”, tha Mashaal, duke i bërë thirrje Bordit të Paqes të miratojë një qasje të ekuilibruar që do të lejonte rindërtimin e Gazës dhe rrjedhën e ndihmave.
Ai paralajmëroi se “Hamasi nuk do të pranojë sundimin e huaj nga një qeveri e huaj”.



