Skandali në Itali/ Kreu i Autoritetit të Mbrojtjes së të Dhënave kërkoi qasje në email-et e punonjësve

Skandali në Itali/ Kreu i Autoritetit të Mbrojtjes së të Dhënave kërkoi qasje në email-et e punonjësve

Angelo Fanizza, Sekretari i Përgjithshëm i Autoritetit Italian të Mbrojtjes së të Dhënave, dha dorëheqjen tre ditë më parë pas publikimit të një letre konfidenciale që ai shkroi më 4 nëntor, drejtuar një zyrtari të lartë në Autoritet, ku kërkonte marrjen e të dhënave të korrespondencës së punonjësve. 

 

Në email, Fanizza kishte kërkuar qasje në emailin e punonjësve të tij, VPN-në, dosjet e përbashkëta, hapësirat e përbashkëta të rrjetit dhe sistemet e dokumenteve dhe sistemet e sigurisë. Bëhet fjalë për materialet e ruajtura në kompjuterët e punonjësve të Autorititetit për 24 vitet e fundit, të cilat iu kërkuan kreut të sigurisë së IT. E gjithë kërkesa, e zeza mbi të bardhë, ishte një kërkesë e cilësuar “konfidenciale” dhe “ndërpersonale”, e cila u regjistrua ditën që u mor, më 4 nëntor. 

 

Ironik është fakti që shkelja e privatësisë vjen nga zemra e Garantuesit të Privatësisë, i cili mbetet pa privatësi. Është sikur një peshkop t’i drejtohej përmes një kërkese me shkrim Vatikanit që të shkelte një nga 10 urdhëresat brenda kishës së tij. Gjithçka që ishte parashtruar në kërkesën e Sekretarit Fanizza drejtuar menaxherit Comella u refuzua. Ndër të tjera në letrën konfidenciale shkruhej:

 

"Ju lutem vendosni përmbajtjen e mëposhtme në një ose më shumë DVD, varësisht nga nevojat që lindin," nga kompjuterët e përdorur nga punonjësit: "1) email; 2) qasje në VPN; 3) qasje në dosje të përbashkëta; 4) hapësira të përbashkëta rrjeti; 5) sisteme dokumentesh; 6) sisteme sigurie; 7) Ju kërkoj gjithashtu të parandaloni mbishkrimin e regjistrave në të gjitha sistemet."

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy