Inteligjenca artificiale do të sjellë epoka të arta, jo humbje vendesh pune.
Një deklaratë e tillë u bë nga themeluesi i Amazon, Jeff Bezos, në një intervistë me Financial Times.
Njerëzit po nxitohen në përfundimin se vendet e punës do të zhduken. Por unë mendoj se gabohen.
Ai deklaroi se laboratori i tij i ri i inteligjencës artificiale, i quajtur Prometheus me vlerë 41 miliardë dollarë, synon të përdorë inteligjencën artificiale për të transformuar thellësisht fusha të tilla si inxhinieria dhe prodhimi industrial.
Sipas Jeff Bezos, Prometheus do të jetë projekti i parë që ai drejton që kur dha dorëheqjen si CEO i Amazon në vitin 2021. Objektivi i tij kryesor është të aplikojë inteligjencën artificiale në proceset industriale dhe inxhinierike, duke përshpejtuar zhvillimin e produkteve dhe duke zvogëluar nevojën për prototipizim fizik.
Bezos, aktualisht personi i katërt më i pasur në botë, argumenton se inteligjenca artificiale do të jetë një mjet ndërsektorial në të gjithë ekosistemin e tij të biznesit, i cili përfshin eksplorimin e hapësirës, robotikën, logjistikën e shpërndarjes, cloud computing dhe kërkimin mbi jetëgjatësinë.



