SHBA: Europa duhet të marrë kontrollin e NATO-s deri në vitin 2027

SHBA: Europa duhet të marrë kontrollin e NATO-s deri në vitin 2027

Shtetet e Bashkuara të Amerikës duan që Europa të marrë kontrollin e shumicës së aftësive mbrojtëse konvencionale të NATO-s, nga inteligjenca te raketat, deri në vitin 2027.

 

Burime të informuara i thanë kërkesën e SHBA Reuters, e cila e raportoi ekskluzivisht lajmin në faqen e saj, duke cituar zyrtarë të lartë të Pentagonit.

 

Mesazhi u përcoll gjatë një takimi këtë javë në Uashington midis stafit të Pentagonit që mbikëqyr politikën e NATO-s dhe disa delegacioneve evropiane.

 

Zyrtarët e Pentagonit të përfshirë në politikën e NATO-s u kanë komunikuar përfaqësuesve europianë kërkesën e tyre që Europa të marrë përgjegjësinë për pjesën më të madhe të aftësive mbrojtëse konvencionale të Aleancës Atlantike, nga inteligjenca te raketat, deri në vitin 2027.

 

Nëse Europa nuk i përmbahet këtij ultimatumi, Shtetet e Bashkuara mund të tërhiqen nga mekanizmat e koordinimit të mbrojtjes të NATO-s, thanë burimet. 

 

Amerikanët ua bënë të qartë europianëve se Uashingtoni ende nuk është i kënaqur me përparimin e Europës në forcimin e aftësive të saj mbrojtëse që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia në shkurt 2022.

 

Megjithatë, disa përfaqësues europianë shprehin dyshime në lidhje me fizibilitetin e një afati të tillë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy