Rusia, ligj që kufizon të drejtat e rusëve jashtë vendit

Rusia, ligj që kufizon të drejtat e rusëve jashtë vendit

Parlamenti i Rusisë miratoi një ligj të ri që vendos kufizime të gjera ndaj shtetasve rusë që jetojnë jashtë vendit dhe përballen me ndjekje penale në vend për çështje politike.

 

Sipas ligjit, atyre mund t’u ngrihen llogaritë bankare, t’u bllokohet shitja e pronave dhe automjeteve, t’u pezullohen licencat, si edhe t’u refuzohen shërbimet konsullore, përfshirë pajisjen me pasaportë dhe kryerjen e veprimeve noteriale.

 

Ligji prek gjithashtu personat e shpallur “agjentë të huaj”, aktivistët, gazetarët dhe individët që autoritetet ruse akuzojnë për “diskreditim” të ushtrisë ose lidhje me organizata të shpallura të padëshirueshme.

 

Organizatat për të drejtat e njeriut e kanë cilësuar masën si një “heqje de facto të shtetësisë”, duke argumentuar se ajo u kufizon ndjeshëm të drejtat qytetarëve rusë që ndodhen jashtë vendit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy