“Irani”/ Kulla: SHBA kërkon të dalë nga lufta me dy suksese

“Irani”/ Kulla: SHBA kërkon të dalë nga lufta me dy suksese

Eksperti i çështjeve ndërkombëtare Ilir Kulla, thotë se Donald Trump mbeti peng i luftës në Iran, pasi nuk u realizuan skenarët e planifikuar.

 

Duke folur për emisionin “Zonë e Lirë” të Arian Çanit në MCN TV, ai u shpreh se SHBA kërkon të dalë në këtë luftë dhe të thotë se arrita disa suksese dhe ndër sukseset që mund të mbërrijë është mos pajisja e Iranit me armë bërthamore dhe hapja e Ngushticës së Hormuzit.

 

Irani nxori një fuqi ushtarake që nuk e kishte demonstruar më parë me dronë dhe raketa, duke bllokuar SHBA, Kuvajt dhe vende të tjera. Kjo tregon që Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk i kishin gati 1 milion ushtarët për ta rrëzuar regjimin në Iran por as kurdët dhe minoritetet e tjera nuk ngritën krye kundër regjimit. 

 

Donald Trump ka një front shumë më të rëndësishëm politik që është Kina, që e vizitoi para dy javë. SHBA kërkon të parandalojë furnizimin e Kinës me gazin dhe naftën iraniane, çka do e bënte Kinën të pavarur ekonomikisht të paktën 100 vitet e ardhshme. 

 

SHBA kërkon të dalë në këtë luftë dhe të thotë se arrita disa suksese dhe ndër sukseset që mund të mbërrijë është mos pajisja e Iranit me armë bërthamore dhe hapja e Ngushticës së Hormuzit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy