Pas bisedave me Putinin dhe Zelenskyn, Trump: Po i afrohemi një marrëveshjeje për paqe në Ukrainë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, është shprehur optimist se përfundimi i luftës në Ukrainë është më afër nga sa besohet.
Gjatë një deklarate për mediat në SHBA, Trump tha se pas kontakteve me presidentin rus Vladimir Putin dhe presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, është bërë përparim drejt një marrëveshjeje për t'i dhënë fund konfliktit.
Po i afrohemi shumë më tepër sesa e kuptojnë njerëzit arritjes së një marrëveshjeje. Presidenti Putin dëshiron që kjo të marrë fund. Mund ta them këtë me shumë bindje. Edhe presidenti Zelensky dëshiron që lufta të përfundojë tani.
Ai shtoi se çështja do të diskutohet edhe në takimet e NATO-s, duke shprehur besimin se do të arrihet një zgjidhje.
Do të shkojmë në NATO dhe do të flasim për këtë. Mendoj se do ta arrijmë. Besoj se po i afrohemi përfundimit të luftës," u shpreh presidenti amerikan.
MCN Radio
103.1 FM
MCN Radio
103.1 FM
Intro
MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.