
Tërheqja nga Statuti i Romës hyn në fuqi një vit pas depozitimit të njoftimit të tërheqjes te Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, depozituesi i traktateve ndërkombëtare.
Tërheqja nuk do të ketë efekt në procedurat në pritje ose në çdo çështje që është tashmë në Gjykatë para datës në të cilën tërheqja hyn në fuqi.
Kështu ka deklaruar Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) në lidhje me vlefshmërinë e urdhrit të arrestit për Vladimir Putin nëse ai hyn në Hungari.
Po ashtu Gjykata Ndërkombëtare Penale shtoi se zbatimi i vendimeve ekzekutive të Gjykatës është një detyrim ligjor dhe një përgjegjësi.
Nga ana tjetër ministri i jashtëm hungarez Péter Szijjártó në një konferencë për shtyp tha: Ne jemi të gatshëm të krijojmë kushtet e përshtatshme që presidentët amerikanë dhe rusë të zhvillojnë bisedime në kushte të sigurta dhe paqësore.



