Spanja ka evakuuar 44 fëmijë të plagosur ose të sëmurë nga Gaza në muajt e fundit, si dhe rreth 100 të afërm të tyre, njoftoi sot qeveria e kryeministrit socialist Pedro Sanchez.
“Qeveria spanjolle ka përfunduar me sukses katër operacione evakuimi të 44 fëmijëve të plagosur ose të sëmurë nga Gaza, si dhe rreth 100 të afërmve të tyre”, shpjegoi Ministria e Emigracionit në një njoftim për mediat, një proces që zgjati disa muaj.
“Organizimi dhe ekzekutimi i këtyre misioneve u kryen në bashkëpunim me organizatat ndërkombëtare dhe vendet aleate për transferimin nga pikat e sigurta jashtë zonës së luftës”, tha ministria.
Fëmijët dhe familjet e tyre u dërguan në qendra mjekësore në të gjithë Spanjën për të marrë kujdes. Këta individë do të kenë mundësi të kërkojnë azil.
Ministrja përgjegjëse, Elma Sais, e cituar në njoftim, shprehu kënaqësinë që solidariteti dhe bashkëpunimi ndërkombëtar po shpëtojnë jetë.
Qeveria e Pedro Sanchez është një nga zërat më kritikë në Bashkimin Europian kundër operacioneve izraelite në Gaza.
Në fund të vitit 2023, Madridi vazhdoi me riatdhesimin e 139 shtetasve spanjollë dhe familjeve të tyre që banonin në Gaza.



