Kryeministri belg: Veprime ligjore nëse BE vendos të sekuestrojë asetet ruse

Kryeministri belg: Veprime ligjore nëse BE vendos të sekuestrojë asetet ruse

Kryeministri belg Bart De Wever nuk e përjashton mundësinë e veprimeve ligjore në Belgjikë nëse Bashkimi Europian vendos të sekuestrojë asetet ruse të mbajtura nga Euroclear. 

 

Ai e bëri një deklaratë të tillë për VRT NWS, transmetuesin publik të komunitetit flamand të Belgjikës. 

 

Ne po negociojmë me Komisionin për të parë nëse propozimi i Von der Leyen mund të përputhet me kushtet minimale të vendosura nga Belgjika, të cilat përgjithësisht njihen si racionale, të arsyeshme dhe të justifikuara”, tha De Wever. 

 

Nëse kjo dështon, De Wever nuk e përjashton mundësinë e veprimeve ligjore. 

 

Asgjë nuk mund të përjashtohet. Nëse merret një vendim që, sipas mendimit tim, është në kundërshtim me ligjin dhe për këtë arsye nuk ka kuptim dhe paraqet rreziqe të konsiderueshme për këtë vend, asgjë nuk mund të përjashtohet.

 

Kryeministri theksoi se vetë Euroclear mund të ngrejë padi kundër Gjykatës Evropiane të Drejtësisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy