Siri, 40 gra australiane të njohura si “nuset e ISIS” do të lirohen

Siri, 40 gra australiane të njohura si “nuset e ISIS” do të lirohen

Të paktën 40 gra australiane të njohura si “nuset e ISIS-it”, të mbajtura peng në një kamp refugjatësh në veri të Sirisë, po përgatiten të kthehen në Australi deri për Krishtlindje, në një operacion tepër sekret i cili tani është në fazat e tij të fundit.

Siç raportohet nga gazeta The Australian, gratë, fëmijët e tyre dhe disa të rinj po përgatiten të evakuohen nga kampet dhe të riatdhesohen. 

Zyrtarë të lartë qeveritarë në Canberra po koordinojnë fshehurazi operacionin me familjet e të paraburgosurve dhe organizatat jofitimprurëse për të lëshuar dokumente udhëtimi dhe për të marrë leje nga autoritetet lokale të udhëhequra nga kurdët dhe vendet fqinje. 

Pas kthimit të tyre në Australi, disa agjenci qeveritare federale dhe shtetërore do të punojnë së bashku për të mbështetur dhe riintegruar grupin në komunitet.

Katërmbëdhjetë gra dhe 20 fëmijë, më i vogli vetëm pesë vjeç, thuhet se mbahen në kampin Al Roji në Siri. Besohet se midis 600 dhe 850 gra nga vendet perëndimore kanë udhëtuar më parë në zonat e konfliktit në Irak dhe Siri për t’u bashkuar me Shtetin Islamik, pas shpalljes së kalifatit në vitin 2013. 

Pas rënies së Shtetit Islamik në vitin 2019, afërsisht 40 “nuse të ISIS-it”, shumë prej të cilave me fëmijë të vegjël, përfunduan në kampe paraburgimi në Siri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy