
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.4 goditi jugun e Filipineve. Tërmeti u regjistrua në orën 9:43 të mëngjesit (sipas orës lokale) në një thellësi prej afërsisht 10-20 km dhe u ndje në pjesën më të madhe të ishullit.
Instituti Filipinez i Vullkanologjisë dhe Sizmologjisë (Phivolcs) dhe Qendra e Paralajmërimit për Cunami të Paqësorit lëshuan fillimisht një paralajmërim për cunami, duke paralajmëruar për dallgë deri në 3 metra të larta përgjatë brigjeve brenda 300 km nga epiqendra.
Pas disa orësh alarmi u hoq, por mbeten të mundshme ndryshime të vogla në nivelin e detit. Lëkundje të forta u ndjenë në disa qytete, përfshirë Davao City dhe Tagum.
Mbi 250 pacientë u evakuuan nga një spital i dëmtuar në Davao Oriental. Raportohet po ashtu për viktima dhe dëme të mëdha.
Ndërtesa të shumta u dëmtuan, ndërsa dëme u regjistruan edhe në hkolla, spitale dhe infrastrukturë. Evakuime masive ndodhën përgjatë zonave bregdetare dhe ndërprerje të përkohshme të energjisë elektrike.
Autoritetet filipinase, të koordinuara nga Presidenti Ferdinand Marcos Jr., aktivizuan qendrat e Emergjencës dhe vendosën ekipe shpëtimi dhe vullnetarë të Kryqit të Kuq. Tërmeti u pasua nga paslëkundje, disa prej të cilave tejkaluan magnitudën 5.5.



