Kubë, ish-ministri i Ekonomisë dënohet me burg përjetë për spiunazh

Kubë, ish-ministri i Ekonomisë dënohet me burg përjetë për spiunazh

Ish-ministri i Ekonomisë i Kubës, 61-vjeçari Alejandro Gil, u dënua me burgim të përjetshëm për spiunazh dhe krime ekonomike nga Gjykata e Lartë, e cila nuk dha detaje mbi akuzat ose vendin apo entitetin për të cilin dyshohet se janë kryer aktet e spiunazhit.

 

Gil, i cili shërbeu nga viti 2018 deri në vitin 2024 dhe ishte i afërt me Presidentin Miguel Diaz-Canel, u shpall fajtor edhe për korrupsion, vjedhje dhe degradim të dokumenteve zyrtare, si dhe shkelje të rregulloreve që rregullojnë dokumentet e klasifikuara.

 

Në një gjyq të dytë, ai u dënua me 20 vjet burg për korrupsion të vazhdueshëm, falsifikim të dokumenteve publike, ushtrim ndikimi dhe mashtrim tatimor.

 

Gil ka dhjetë ditë kohë për të apeluar. I shkarkuar papritur në shkurt të vitit 2024, ish-ministri nuk është shfaqur në publik që atëherë. 

 

Gjykimi, i cili filloi më 11 nëntor, u mbajt me dyer të mbyllura në Havana, me një prani masive policore dhe një heshtje të plotë nga media shtetërore. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy