Një autobus është përplasur me një stacion autobusësh në Stokholm, kryeqytetin suedez, sipas euroneës raportohet se disa persona kanë mbetur të vrarë.
Ndërkaq policia ka rrethuar “Valhallavägen”, rrugën pranë vendit ku ndodhi aksidenti. Incidenti ndodhi në zonën Ostermalm rreth orës 3 pasdite të premten dhe gjatë kohës që ndodhi aksidenti autobusi nuk duhet të ishte në shërbim
Në një deklaratë, policia konfiromoi se ka pasur viktima, por ende nuk ka një numër të saktë. Mathias Häglund, oficeri i shërbimit të shpëtimit, tha se vetëm shoferi ishte në bord.
Policia po e trajton aksidentin si "vrasje të pavullnetshme", por ende po heton, spse nuk është ende e qartë se cili ishte shkaku.
Agjencia suedeze e lajmeve “TT” raporton se policia konfirmoi se shoferi është ndaluar dhe do të merret në pyetje për të përcaktuar se çfarë ndodhi.



