Ligjvënësit francezë votuan këtë të martë për ligjin që synon të ndalojë aksesin në mediat sociale për fëmijët nën moshën 15 vjeç, duke u bashkuar me vendet anembanë botës që po shqyrtojnë një veprim jopopullor për shumë adoleshentë, por të mbështetur nga disa prindër dhe mësues.
Me legjislacionin e propozuar, fëmijët nën 15 vjeç nuk do të lejohen të hapin një llogari në mediat sociale që nga 1 shtatori. Platformat e mediave sociale do të kenë edhe katër muaj të tjerë për të mbyllur llogaritë që janë tashmë të hapura.
Franca po përpiqet të ndjekë shembullin e Australisë, ku ndalimi i parë në botë për personat nën 16 vjeç në platformat si Facebook, Snapchat, TikTok dhe YouTube hyri në fuqi në dhjetor.
Rikujtojmë që ishte vet Presidenti Emmanuel Macron, i cili në prill u bëri thirrje të rinjve të fikin telefonat dhe të lexojnë në mënyrë që të bëhen qytetarë më të mirë.



