Nxehtësia ekstreme në Japoni, ngordhin tre luanë në kopshtin zoologjik

Nxehtësia ekstreme në Japoni, ngordhin tre luanë në kopshtin zoologjik

Ndërsa Japonia përballet me temperatura ekstreme, tre luane femra kanë ngordhur në një kopsht zoologjik të Tokios nga një sëmundje e cila besohet të jetë e lidhur me nxehtësinë. 

 

Tre luanët ngordhën brenda një jave në Parkun Zoologjik Tama, në perëndim të Tokios. 

 

Autopsitë treguan se kafshët, të moshës midis 3 dhe 15 vjeç, kishin pësuar dehidratim dhe dështim të shumëfishtë të organeve, gjetje që sugjerojnë se vapa ishte shkaku, sipas kopshtit zoologjik.

 

Kjo është hera e parë që përjetojmë diçka të tillë. Viti i kaluar ishte gjithashtu i nxehtë, por asnjë nga luanët tanë nuk u sëmur kështu”, tha për BBC-në Miwa Kosaka, një zëdhënëse e kopshtit zoologjik.

 

Vera në Japoni po bëhet gjithnjë e më e nxehtë dhe e rrezikshme, ku disa qytete regjistrojnë disa ditë me vapë ekstreme, një term i përdorur për ditët kur temperaturat kalojnë 40 gradë Celsius.

 

Sipas Kopshtit Zoologjik Tama, Mugi, një luaneshë femër trevjeçare, përjetoi humbje të oreksit më 19 korrik dhe të nesërmen nuk ishte në gjendje të ngrihej në këmbë.

 

Stafi i kopshtit zoologjik përdori ventilatorë dhe ujë për ta freskuar, pastaj i dhanë lëngje nënlëkurore, përforcues të mëlçisë dhe vitamina, por kafsha përfundimisht ngordhi më 28 korrik.

 

Ichigo, një luaneshë femër 11-vjeçare, ngordhi disa ditë më vonë, më 31 korrik. Luena, 15 vjeç, ngordhi të dielën më 2 gusht.

 

Nekropsitë treguan dehidratim të përgjithshëm dhe dështim të shumë organeve te të tre luanët, duke sugjeruar që stresi nga nxehtësia ishte një faktor, tha kopshti zoologjik, duke shtuar se shkaqet e sakta të vdekjes do të përcaktohen vetëm pasi të publikohen rezultatet e testeve.

 

Tre luanë të tjerë, dy meshkuj dhe një femër, janë ende në gjendje të keqe dhe të paaftë të qëndrojnë në këmbë  tha kopshti zoologjik në një deklaratë të hënën. Stafi po u jep atyre lëngje, ilaçe dhe vitamina.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy