Qyteti i Meksikos vazhdon të jetë i përfshirë nga kaosi një javë para fillimit të Kupës së Botës. Protestat masive nga mësuesit dhe gjyqtarët në pension, mbylljet e rrugëve shkaktuan ndërprerje të konsiderueshme për miliona banorë, të cilët u detyruan të duronin vonesa të gjata dhe ridrejtime komplekse.
Me vendin e Amerikës Qendrore në qendër të vëmendjes ndërkombëtare, duke pasur parasysh se ndeshja hapëse e Kupës së Botës midis Meksikës dhe Afrikës së Jugut do të luhet më 11 qershor në stadiumin e rinovuar Azteca të kryeqytetit, sindikatat e mësuesve dhe të tjerë kanë organizuar marshime dhe kanë bllokuar rrugët kryesore të trafikut.
Protestuesit kanë njoftuar se veprimet e tyre, mund të intensifikohen nëse qeveria e presidentes Claudia Sheinbaum nuk arrin t'i adresojë kërkesat e tyre.
Konkretisht, sindikata e mësuesve Cnte po i bën thirrje qeverisë të përmbushë premtimin e saj zgjedhor për të shfuqizuar një ligj të vitit 2007 që reformoi sistemin e pensioneve për punonjësit e sektorit publik, si dhe për të rritur pagat.



