Makina përplas një grup çiklistësh në Holandë, tre të vdekur, mes tyre dy fëmijë

Makina përplas një grup çiklistësh në Holandë, tre të vdekur, mes tyre dy fëmijë

Tre persona, mes tyre dy fëmijë, gjetën vdekjen sot në Holandë pasi një makinë u përplas me një grup çiklistësh gjatë një ekskursioni shkollor, njoftuan autoritetet.

 

Aksidenti ndodhi rreth orës 12:30 në një autostradë pranë Vogelwaarde, në provincën e Zeeland.

 

Një makinë përplasi një grup prej 14 fëmijësh me biçikleta dhe dy shoqërues gjatë ekskursionit të tyre shkollor.

 

Gjatë këtij incidenti, fatkeqësisht humbën jetën tre persona, mes tyre dy fëmijë dhe një i rritur.

 

Katër fëmijë të tjerë që u plagosën rëndë u dërguan në spital.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy