Grabitja e bizhuterive në Louvre, arrestohen dy persona

Grabitja e bizhuterive në Louvre, arrestohen dy persona

Autoritetet franceze njoftojnë se dy të dyshuar janë arrestuar për vjedhjen e xhevahireve të çmuara nga muzeu i Luvrit në Paris. Sipas zyrës së prokurorit të Parisit, njëri prej burrave u arrestua ndërsa po përgatitej të merrte avionin nga aeroporti “Charles de Gaulle”.

 

Bizhuteri me vlerë rreth 88 milionë euro u vodhën nga muzeu më i vizituar në botë të dielën e kaluar. 

 

Sipas hetimeve, katër të dyshuarit hynë me forcë në ndërtesë në mes të ditës. Protokollet e sigurisë dështuan, sipas Ministrisë franceze të Drejtësisë. Prokuroria nuk ka dhënë detaje për personat e arrestuar, përveçse aksionit që u krye mbrëmjen e së shtunës.

 

Sipas hetuesve, ka pasur pengim të hetimeve për shkak të rrjedhjes së informacionit nëpër media. 

 

Teksa kanë ndërtuar dinamikën e ngjarjes, hetuesit thonë se grabitësit hynë në muze në orën 09:30 të mëngjesit, pak pasi muzeu u çel për vizitorët. Ata përdorën një ashensor me shkallë lëvizëse për të hyrë në Galerinë e Apollonit nëpërmjet një ballkoni afër lumit Sena. 

 

Dy prej hajdutëve hynë brenda duke prerë me mjete preçize dritare. 

 

Pastaj ata kërcënuan rojet dhe prenë xhamin e dy vitrinave që mbanin bizhuteritë e shtrenjta. Një në tre dhoma në zonën e muzeut nuk kishte kamera, sipas mediave franceze. Policia franceze thotë se hajdutët qëndruan brenda katër minuta dhe u arratisën me dy motora skuter që prisnin jashtë, në orën 09:38.

 

Pas kësaj ngjarjeje, zyrtarët kanë shtuar masat e sigurisë përreth institucioneve kulturore në Francë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy