Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance ka deklaruar se bisedimet mes SHBA-së dhe Iranit kanë shënuar “përparim të madh”, pavarësisht tensioneve dhe kërcënimeve për të braktisur negociatat.
Sipas Vance, delegacioni iranian kishte sinjalizuar mundësinë e largimit nga bisedimet, por negociatat vazhduan deri pas mesnatës dhe ekipet teknike të të dyja palëve vijojnë punën në Burgenstock.
Ai theksoi se diskutimet kanë prodhuar rezultate konkrete, ndërsa përshëndeti edhe rikthimin e inspektorëve bërthamorë të IAEA-s në Iran për të verifikuar zbatimin e marrëveshjes paraprake.
“Shpresa jonë është të arrijmë një marrëveshje përfundimtare dhe një zgjidhje të përhershme, por deri tani kemi bërë përparim të madh”, deklaroi Vance, duke shtuar se kontaktet me IAEA-n pritet të intensifikohen gjatë kësaj jave.



