Varësia nga gazi dhe nafta ruse përfundon deri në vitin 2027/ Jorgensen: “Nuk kthehemi më pas te Moska” (VIDEO)

Varësia nga gazi dhe nafta ruse përfundon deri në vitin 2027/ Jorgensen: “Nuk kthehemi më pas te Moska” (VIDEO)

Bashkimi Evropian ka arritur një marrëveshje historike për t’i dhënë fund varësisë nga energjia ruse, ndërsa Komisioneri i Energjisë, Dan Jorgensen, deklaroi se “Evropa nuk do të kthehet më kurrë te gazi rus”, pavarësisht zhvillimeve të ardhshme në luftën Rusi–Ukrainë.

 

Në një intervistë për Euronews, Jorgensen konfirmoi se BE-ja është gjithashtu duke përgatitur një ligj të ri për ndalimin e naftës ruse, i cili pritet të prezantohet së shpejti.

 

Marrëveshja e re: ndalim total deri në fund të 2027

 

Sipas vendimit të ri:

 

LNG dhe gazi i tubacioneve nga Rusia do të ndalohen plotësisht deri në fund të vitit 2027.

 

Kontratat afatshkurtra të lidhura para 17 qershorit do të ndërpriten më:

 

25 prill 2026 për LNG

 

17 qershor 2026 për gazin e tubacioneve

 

Kontratat afatgjata të gazit të tubacioneve do të pezullohen më 30 shtator 2027, me mundësi shtyrjeje deri më 1 nëntor 2027, nëse rezervat e gazit janë të ulëta.

 

Komisioneri theksoi se zbatimi do të jetë gradual për të shmangur tronditje në treg.

 

Marrëveshja ka hasur kundërshtim nga Hungaria, e cila ka paralajmëruar sfida ligjore ndaj propozimit të Komisionit.

“Nuk i kuptoj këto vende. Duhet të qëndrojmë të bashkuar kundër Putinit,” u shpreh Jørgensen, duke siguruar se BE-ja është e gatshme të ndihmojë shtetet që mund të përballen me vështirësi të furnizimit.

 

 

Jorgensen kujtoi krizën energjetike të vitit 2022, kur çmimet u rritën në nivele rekord pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

 

“Nuk duhet të përsërisim gabimin e varësisë nga Moska,” tha ai, duke e cilësuar këtë vendim si një pikë kthese të pakthyeshme për të ardhmen energjetike të BE-së.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy