Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, i akuzuar në raste të gjata korrupsioni, i ka paraqitur një kërkesë zyrtare për falje Presidentit Isaac Herzog.
“Zyra e Presidentit është në dijeni se kjo është një kërkesë e jashtëzakonshme që mbart me vete implikime të rëndësishme. Pasi të marrë të gjitha mendimet përkatëse, Presidenti do ta shqyrtojë kërkesën me përgjegjësi dhe sinqeritet”, tha zyra e Herzog në një deklaratë të dielën.
Netanyahu është përballur me tre raste të veçanta korrupsioni të ngritura në vitin 2019, të cilat përfshijnë akuza për ryshfet, mashtrim dhe shkelje të besimit. Ai i mohon akuzat dhe është deklaruar i pafajshëm.
“Gjyqi në rastin tim ka vazhduar për gati gjashtë vjet dhe pritet të vazhdojë për shumë vite të tjera”, tha Netanyahu në një video-deklaratë.
Ai tha se donte ta shihte procesin deri në lirim nga akuzat, por realiteti i sigurisë dhe ai politik dhe interesi kombëtarm diktojnë ndryshe, pasi shteti i Izraelit po përballet me sfida të mëdha.
Vazhdimi i gjyqit po na copëton nga brenda, duke shkaktuar përçarje të ashpra, duke intensifikuar përçarjet.
Kërkesa e Netanyahut erdhi ndërsa Presidenti i amerikan, Donald Trump, e shtyu Herzogun të falte Netanyahun për rastet në fjalë.
Presidenti Herzog mori një letër nga Trump më herët gjatë nëntorit, duke e nxitur që të merrte në konsideratë faljen.
Gjatë fjalimit të tij në parlamentin izraelit në tetor, Trump i kërkoi Herzogut të falte Netanyahun.
Netanyahu kërkohet gjithashtu nga Gjykata Ndërkombëtare Penale me seli në Hagë. Në nëntor 2024, GJNP lëshoi urdhër-arreste për Netanyahun dhe ish-ministrin e Mbrojtjes Yoav Gallant me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në luftën gjenocidale në Gaza.
Netanyahu është i vetmi kryeministër në detyrë në historinë e Izraelit që del në gjyq pasi u akuzua për mashtrim, shkelje të besimit dhe pranim ryshfeti në tre raste të ndara, duke e akuzuar atë për shkëmbim favoresh me mbështetës të pasur politikë.
Kryeministri dhe gruaja e tij Sara akuzohen në një rast për pranimin e mallrave luksoze me vlerë më shumë se 260.000 dollarë, si puro, bizhuteri dhe shampanjë, nga miliarderë në këmbim të favoreve politike.
Ai akuzohet gjithashtu për përpjekje për të negociuar mbulim më të favorshëm nga dy media izraelite.
Pavarësisht rolit kryesisht ceremonial të presidencës izraelite, Herzog ka autoritetin për të falur kriminelët e dënuar në rrethana të pazakonta.
Megjithatë, gjyqi i Netanyahut, i cili filloi në vitin 2020, ende nuk ka përfunduar.



