Tre persona kanë humbur jetën në Francë nga problemet shëndetësore të lidhura me nxehtësinë, ndërsa gati 2700 shkolla në vend mbeten të mbyllura.
Autoritetet në disa vende të Evropës Perëndimore kanë lëshuar paralajmërime për temperatura të larta.
Në Bordeaux në Francën jugperëndimore, ku tre personat, të moshës midis 80 dhe 95 vjeç, vdiqën gjatë fundjavës, temperaturat pritej të kalonin 42 gradë Celsius. Shërbimi meteorologjik Meto-France vendosi 49 rajone administrative në vend në alarm të kuq për valë të nxehti.
“Po shkojmë drejt disa ditëve me temperatura jashtëzakonisht të larta . Ende nuk e dimë se kur do të fillojnë të ulen”, tha Ministrja Franceze e Shëndetësisë, Stephanie Rist, për rrjetin televiziv TF1.
Sipas Reuters Climate Monitor, Evropa ishte kontinenti me devijimin më të madh nga vlerat historike të klimës të hënën.
Temperatura mesatare maksimale arriti në 24°C, 4.1 gradë më e lartë se mesatarja e periudhës 1961-1990.



