Të paktën 1760 palestinezë u vranë ndërsa kërkonin ndihmë në Gaza midis 27 majit dhe 13 gushtit, sipas shifrave të fundit të publikuara nga Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut.
Prej tyre 994 vdiqën pranë vendeve të Fondacionit Humanitar të Gazës dhe 766 përgjatë rrugëve të qendrave të furnizimit.
“Shumica e këtyre vrasjeve u kryen nga ushtria izraelite. Ndërsa jemi në dijeni të pranisë së elementëve të tjerë të armatosur në të njëjtat zona, nuk kemi informacion që tregon përfshirjen e tyre në këto vrasje. Secila prej këtyre vrasjeve duhet të hetohet menjëherë dhe në mënyrë të pavarur, dhe ata që janë përgjegjës duhet të mbahen përgjegjës”, thuhet në një deklaratë të lëshuar sot në Gjenevë nga OKB.



