Franca dhe Spanja në luftë me flakët, Macron: Javët e ardhshme do të jenë të vështira

Franca dhe Spanja në luftë me flakët, Macron: Javët e ardhshme do të jenë të vështira

Rreth 4,000 persona janë evakuuar nga zonat turistike në bregdetin Atlantik të Francës, ndërsa rikthimi i temperaturave ekstreme dhe erërave të forta po rrit rrezikun e përhapjes së zjarreve që kanë përfshirë Francën, Spanjën dhe Italinë.

 

Autoritetet franceze urdhëruan evakuimin e kampeve, fshatrave turistikë dhe strukturave të tjera akomoduese pranë vendpushimit Lacanau, në perëndim të Bordeaux, për shkak të rrezikut të lartë nga flakët. Presidenti francez Emmanuel Macron e cilësoi situatën si "më të vështirën" që Franca ka përjetuar që nga Lufta e Dytë Botërore.

 

Gjatë një vizite në qendrën e menaxhimit të krizave në Bordeaux, Macron paralajmëroi se javët në vijim do të jenë të vështira dhe kërkoi gatishmëri të plotë për përballimin e emergjencës.

 

Në Spanjë, një grua e plagosur gjatë një zjarri në provincën Almeria humbi jetën në spital, duke e çuar në 14 numrin e viktimave nga ai zjarr. Ndërkohë, zjarri në provincën Ávila është bërë më i madhi i regjistruar ndonjëherë në vend, pasi ka përfshirë rreth 50 mijë hektarë sipërfaqe.

 

Zjarrfikësit spanjollë e kanë cilësuar situatën si të paprecedentë, duke theksuar se intensiteti i flakëve i ka detyruar të ndryshojnë strategjinë e ndërhyrjes, me prioritet evakuimin e banorëve dhe mbrojtjen e pronave.

 

Në Francë, flakët kanë shkatërruar rreth 42 mijë hektarë pyje në departamentin Gironde. Edhe pse autoritetet thonë se zjarri është pjesërisht nën kontroll, ekziston frika se erërat mund ta përhapin atë drejt zonës turistike të Lacanau.

 

Sipas autoriteteve evropiane, zjarret në Francë, Spanjë dhe Itali kanë detyruar evakuimin e rreth 330 mijë personave gjatë javës së fundit. Bashkimi Evropian ka mobilizuar avionë dhe helikopterë zjarrfikës për të mbështetur operacionet në vendet e prekura.

 

Ekspertët paralajmërojnë se sezoni i zjarreve mund të zgjasë deri në fillim të nëntorit, ndërsa kushtet klimatike – të karakterizuara nga valë të njëpasnjëshme të të nxehtit dhe thatësira – po krijojnë një nga sezonet më të rënda të zjarreve të regjistruara ndonjëherë në Evropë.

 

Sipas shkencëtarëve dhe OKB-së, ndryshimet klimatike po rrisin ndjeshëm shpeshtësinë dhe intensitetin e valëve të të nxehtit, thatësirave dhe zjarreve pyjore, duke e bërë gjithnjë e më të vështirë kontrollin e tyre dhe duke shtuar kostot njerëzore e ekonomike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy