Çmimi Nobel në Fizikë për vitin 2025 u është dhënë amerikanëve John Clarke, Michel H. Devoret dhe John M. Martinis nga Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave, për kontributet e tyre themelore në mekanikën kuantike.
Clarke, Devoret dhe Martinis u vlerësuan për demonstrimin e mundësisë së riprodhimit, në një sistem mjaftueshëm të madh sa të futet në pëllëmbën e dorës, të sjelljes së çuditshme të materies në botën pafundësisht të vogël, siç interpretohet nga ligjet e mekanikës kuantike.
Specifikisht ata krijuan një sistem elektrik superpërçues të aftë për të kaluar nga një gjendje në tjetrën duke përdorur efektin e tunelimit, sikur të kalonte nëpër një mur.
Ata demonstruan se sistemi i tyre thith dhe lëshon energji në doza të madhësive specifike, ashtu siç parashikohet nga mekanika kuantike.
Eksperimentet e tre fizikantëve ishin themelore për të kuptuar mekanikën kuantike me prova të matshme.
Shuma e çmimit 11 milionë korona suedeze, do të ndahen në mënyrë të barabartë midis laureatëve.
John Clarke, i lindur në vitin 1942 në Kembrixh, Mbretëria e Bashkuar. Doktor i Shkencave në vitin 1968 nga Universiteti i Kembrixhit, Mbretëria e Bashkuar. Profesor në Universitetin e Kalifornisë, Berkeley, SHBA.
Michel H. Devoret, i lindur në vitin 1953 në Paris, Francë. Doktor i Shkencave në vitin 1982 nga Universiteti Paris-Sud, Francë. Profesor në Universitetin Yale, New Haven, CT dhe në Universitetin e Kalifornisë, Santa Barbara, SHBA.
John M. Martinis, i lindur në vitin 1958. Doktor i shkencave në vitin 1987 nga Universiteti i Kalifornisë, Berkeley, SHBA. Profesor në Universitetin e Kalifornisë, Santa Barbara, SHBA.



