Alarm për eksplozivë pranë bazës amerikane në Britani, evakuohen banorët, disa persona të arrestuar

Alarm për eksplozivë pranë bazës amerikane në Britani, evakuohen banorët, disa persona të arrestuar

Një incident i rëndë është regjistruar pranë bazës ajrore RAF Fairford në Gloucestershire të Britanisë së Madhe, ndërsa autoritetet kanë urdhëruar evakuimin e banorëve në fshatin Uhelford, sipas Sky News. RAF Fairford është një bazë ajrore britanike që përdoret edhe nga Forcat Ajrore të Shteteve të Bashkuara.

 

Policia e Gloucestershire bëri të ditur se banorët janë dërguar në një qendër sportive, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

 

Disa persona janë arrestuar nën dyshimin për vepra penale që lidhen me aktin e eksplozivëve. Ndërkohë, një ekip i specializuar i ushtrisë britanike për çaktivizimin dhe asgjësimin e mjeteve shpërthyese po kontrollon disa automjete në zonë.

 

Autoritetet kanë vendosur një kordon sigurie rreth zonës së incidentit, ndërsa policia deklaroi se situata besohet të jetë nën kontroll dhe incidenti është i izoluar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy