Djali i Shahut të rrëzuar të Iranit bën thirrje për ndërhyrjen e SHBA-ve

Djali i Shahut të rrëzuar të Iranit bën thirrje për ndërhyrjen e SHBA-ve

Djali në mërgim i Shahut të fundit të Iranit u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara të Amerikës të premten në Konferencën e Sigurisë në Mynih, që të ndërhyjnë në Iran.

 

Reza Pahlavi, jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nuk ka shkelur në vendin e tij të lindjes që kur Revolucioni Islamik përmbysi monarkinë në vitin 1979.

 

Ai bëri thirrje hapur për ndërhyrje ndërkombëtare për të çmontuar aparatin e shtypjes së Republikës Islamike, duke thënë se iranianët po presin që Presidenti Donald Trump të veprojë.

 

Mendoj se arsyeja pse nuk ka ndodhur ende është ndoshta sepse mobilizimi për të nuk është një çështje e lehtë... Por më e rëndësishmja, mendoj se Presidenti Trump e kupton se duhet të bindë të gjithë botën se i jepet një zgjidhje diplomatike ose përpjekje diplomatike, një shans maksimal. 

 

Do të duhet të shohim se deri në çfarë mase iranianët, janë të gatshëm të pranojnë atë që është kërkuar. Nuk e shoh shumë të mundshme që me mjete diplomatike, të arrihet të gjendet zgjidhje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy