Spanja dhe Franca në alarm nga nxehtësia ekstreme, zjarre dhe mungesë freskimi

Spanja dhe Franca në alarm nga nxehtësia ekstreme, zjarre dhe mungesë freskimi

Spanja dhe Franca po përgatiten për një valë tjetër të mundshme të të nxehtit, me temperatura që mund të arrijnë deri në 42–44°C në ditët në vijim.

 

Agjencia meteorologjike spanjolle Aemet paralajmëroi se një masë ajri shumë e nxehtë dhe e thatë do të mbajë temperatura të larta në pjesën më të madhe të vendit nga fundjava. Sipas Aemet, disa zona në juglindje të Spanjës mund të preken nga nxehtësi ekstreme deri të martën.

 

Autoritetet kanë paralajmëruar gjithashtu rritje të rrezikut për zjarre në pyje dhe u kanë bërë thirrje të moshuarve dhe personave me sëmundje kardiovaskulare të tregojnë kujdes.

Të dhënat paraprake tregojnë se vala e fundit e të nxehtit ka shkaktuar rreth 1,029 vdekje shtesë në Spanjë dhe rreth 1,000 në Francë. Në Francë, autoritetet shëndetësore e cilësuan këtë si një nga valët më ekstreme të të nxehtit të regjistruara ndonjëherë.

 

Shkencëtarët theksojnë se këto fenomene ekstreme janë intensifikuar nga ndryshimet klimatike të shkaktuara nga djegia e lëndëve djegëse fosile. Në Francë, vala e të nxehtit ka sjellë edhe rritje të zjarreve në jug të vendit, përfshirë zonën e Marsejës, ku janë djegur mbi 1,200 hektarë.

 

Në Francë është vërejtur edhe rritje e rasteve të mbytjeve, pasi shumë njerëz kërkojnë mënyra për t’u freskuar gjatë vapës ekstreme. Autoritetet kanë paralajmëruar se shifrat e vdekjeve mund të rriten më tej, pasi të dhënat janë ende paraprake.

 

Ekspertët paralajmërojnë se verat më të nxehta dhe më të shpeshta po e bëjnë Evropën gjithnjë e më të ekspozuar ndaj krizave shëndetësore dhe mjedisore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy