Policia turke shpërndan me forcë protestuesit, mbi 100 të arrestuar para samitit të NATO-s (VIDEO)

Policia turke shpërndan me forcë protestuesit, mbi 100 të arrestuar para samitit të NATO-s (VIDEO)

Policia turke shpërndau me forcë një protestë anti-NATO në Ankara dhe arrestoi më shumë se 100 persona gjatë një demonstrate të organizuar nga Partia Komuniste e Turqisë të dielën, vetëm pak ditë përpara samitit të NATO-s që do të mbahet këtë javë.

 

Protestuesit u mblodhën në qendër të kryeqytetit për të kundërshtuar praninë dhe politikat e aleancës ushtarake, duke mbajtur pankarta dhe duke brohoritur slogane kundër NATO-s. Ata kërkuan që Turqia të rishikojë marrëdhëniet e saj me aleancën dhe kritikuan rolin e saj në konfliktet ndërkombëtare.

 

Autoritetet turke kanë ndaluar protestat dhe kanë forcuar ndjeshëm masat e sigurisë në Ankara përpara mbërritjes së delegacioneve zyrtare. Në samit pritet të marrin pjesë udhëheqësit e 32 vendeve anëtare të NATO-s, përfshirë edhe presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump. 

 

Zona përreth vendeve ku do të zhvillohen takimet është vendosur nën masa të rrepta sigurie, me rrugë të bllokuara dhe prani të shtuar të forcave të policisë.

 

Pamjet e publikuara nga mediat lokale dhe rrjetet sociale tregojnë policinë e trazirave duke përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën, ndërsa protestuesit vazhdonin të brohorisnin slogane anti-NATO. 

 

Në disa momente pati përplasje mes demonstruesve dhe forcave të rendit, çka çoi në arrestimin e mbi 100 pjesëmarrësve.

 

Ndërkohë, protesta të ngjashme u zhvilluan edhe në Stamboll, ku demonstruesit marshuan nën mbikëqyrjen e një numri të madh efektivësh policie. Sipas raportimeve, tubimet në qytetin më të madh të Turqisë mbetën kryesisht paqësore dhe nuk u shënuan incidente serioze.

 

Samiti i NATO-s zhvillohet në një periudhë tensionesh të larta gjeopolitike dhe pritet të fokusohet në çështje kyçe të sigurisë, forcimin e mbrojtjes kolektive dhe sfidat me të cilat përballet aleanca në rajone të ndryshme të botës. 

 

Autoritetet turke kanë deklaruar se masat e rrepta të sigurisë synojnë garantimin e mbarëvajtjes së samitit dhe sigurisë së delegacioneve pjesëmarrëse.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy