Inteligjenca Artificiale në kufijtë britanikë, nis verifikimi i moshës së emigrantëve

Inteligjenca Artificiale në kufijtë britanikë, nis verifikimi i moshës së emigrantëve

Qeveria britanike do të vendosë nga viti i ardhshëm në kufijtë e Mbretërisë së Bashkuar një sistem të ri të Inteligjencës Artificiale (IA), i cili synon të identifikojë emigrantët e rritur që paraqiten si fëmijë për të përfituar mbrojtje dhe trajtim më të favorshëm në procesin e azilit.

 

Ministria e Brendshme britanike ka kontraktuar një kompani softuerësh për zhvillimin dhe testimin e teknologjisë, e cila analizon fotografitë e personave të marra në kufi për të vlerësuar moshën e tyre biologjike. 

 

Autoritetet thonë se testimet paraprake kanë treguar “saktësi dhe performancë premtuese”, duke e konsideruar teknologjinë një armë të re kundër abuzimit me sistemin e azilit.

 

Sipas të dhënave zyrtare, mbi 6,400 emigrantë që pretenduan se ishin fëmijë iu nënshtruan vlerësimit të moshës gjatë vitit që përfundoi në mars 2026, ndërsa 43% e tyre rezultuan të ishin të rritur.

 

Ministri për Sigurinë Kufitare dhe Azilin, Alex Norris, deklaroi se emigrantët që japin informacione të rreme për moshën “kanë manipuluar sistemin dhe kanë devijuar mbështetjen jetike nga fëmijët realisht në rrezik”.

 

Megjithatë, organizatat për të drejtat e njeriut kanë reaguar ashpër ndaj projektit. Human Rights Watch e cilësoi teknologjinë si “të paprovuar” dhe paralajmëroi se ajo mund të çojë në shkelje serioze të të drejtave të fëmijëve refugjatë.

 

Edhe Shoqata Britanike e Punonjësve Socialë (BASW) ngriti shqetësime për rrezikun e gabimeve në procesin e vlerësimit. Sipas ekspertëve, përcaktimi i moshës së emigrantëve është një proces kompleks që nuk duhet t’i lihet “rrugëve të shkurtra të inteligjencës artificiale”.

 

Teknologjia pritet të testohet fillimisht në qendrën e përpunimit të emigrantëve në Dover, përpara se të zgjerohet më gjerësisht në mesin e vitit 2027. Projekti do t’i kushtojë qeverisë britanike rreth 322 mijë paund gjatë tre viteve të ardhshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy