Dy policë të vrarë nga shpërthimi i një bombe në Moskë, pas vrasjes së një gjenerali të lartë rus

Dy policë të vrarë nga shpërthimi i një bombe në Moskë, pas vrasjes së një gjenerali të lartë rus

Dy oficerë policie u vranë të mërkurën në Moskë nga një shpërthim bombe, vetëm pak ditë pas vrasjes së një gjenerali të lartë rus nga një bombë në makinë.

 

Sipas Komitetit Hetimor të Rusisë, dy policët iu afruan një personi të dyshuar, i cili aktivizoi një pajisje shpërthyese pranë një automjeti policie. Sulmuesi gjithashtu humbi jetën në vendngjarje, raporton agjencia shtetërore TASS.

 

“Sipas Komitetit Hetimor të Moskës, hetuesit dhe ekspertët kriminalistikë po vazhdojnë të shqyrtojnë vendin e ngjarjes,” tha Svetlana Petrenko, përfaqësuese e komitetit.

 

Sipas CNN, ngjarja vdekjeprurëse vjen vetëm dy ditë pasi gjeneral-lejtënant Fanil Sarvarov, i cili drejtonte departamentin e trajnimit operacional të forcave të armatosura, u vra nga një bombë e vendosur nën makinën e tij.

 

Zyrtarët rusë kanë sugjeruar se sulmi ndaj gjeneralit mund të ketë lidhje me shërbimet speciale ukrainase. Komiteti hetimor tha se po shqyrton disa pista, duke përfshirë mundësinë që krimi të jetë organizuar nga Ukraina.

 

Ukraina nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin, por që nga pushtimi i plotë rus në 2022, disa zyrtarë të lartë rusë janë vrarë në Moskë në sulme që autoritetet i lidhin me shërbimet ukrainase të sigurisë.

 

Komiteti hetimor nuk ka dhënë detaje nëse shpërthimi i së mërkurës dhe vrasja e gjeneralit janë të lidhura me njëra-tjetrën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy