Këndoi pa hixhab, autoritetet iraniane dënojnë me 74 goditje me kamzhik këngëtaren

Këndoi pa hixhab, autoritetet iraniane dënojnë me 74 goditje me kamzhik këngëtaren

Këngëtarja e njohur iraniane Parastoo Ahmadi, së bashku me tre muzikantë dhe një producent, janë fshikulluar me nga 74 goditje me kamzhik secili nga autoritetet në qytetin e Qomit, pasi ajo performoi pa hixhabin e detyrueshëm.

 

Dënimi u ekzekutua të hënën, konfirmuan avokatët e saj për BBC-në, pavarësisht përpjekjeve të mbrojtjes për ta pezulluar ose shtyrë atë. 

 

Ahmadi, 29 vjeç, u dënua në qershor për "shkelje të mirësjelljes publike" pasi transmetoi drejtpërdrejt një koncert në dhjetor 2024 e veshur me një fustan pa mëngë. Përveç rrahjes me kamzhik, grupit iu ndalua aktiviteti artistik dhe dalja jashtë vendit për dy vjet.

 

Organizatat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut e dënuan ashpër këtë akt, duke e cilësuar si torturë dhe shkelje flagrante të lirive të grave. 

 

Ky ndëshkim vjen në një kohë kur regjimi në Teheran ka ashpërsuar shtypjen e brendshme dhe zbatimin e kodit të veshjes, pas valëve të fundit të protestave në vend.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy