Sulmet kibernetike në aeroportet europiane, arrestohet një person në Britaninë e Madhe

Sulmet kibernetike në aeroportet europiane, arrestohet një person në Britaninë e Madhe

Një person është arrestuar nga policia në Britaninë e Madhe si pjesë e hetimit për sulmet kibernetike që goditën disa aeroporte europiane gjatë fundjavës, përfshirë aeroportin Heathroë të Londrës.

Agjencia Kombëtare Kundër Krimit tha se një burrë 40-vjeçar u arrestua në West Sussex, në Anglinë jugore. 

Ai akuzohet për përfshirje në sulmin kibernetik që preku rrjetin kompjuterik të kompanisë amerikane Collins Aerospace, efektet e të cilit u ndjenë për ditë të tëra në disa aeroporte, të cilave kompania u ofron softuer për regjistrimin dhe trajtimin e bagazheve, duke rezultuar në vonesa të fluturimeve.

Sipas asaj që u zbulua nga organet hetimore të vendeve të ndryshme të përfshira përfshirë Belgjikën, Francën dhe Gjermaninë, si dhe Mbretërinë e Bashkuar, pista është ajo e ransomware-it të dyshuar, një sulm kibernetik i kryer me qëllim zhvatjeje nga hakerat që kërkojnë shpërblim. 

Identiteti i të arrestuarit momentalisht po mbahet i fshehtë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy