Shtetet e Bashkuara të Amerikës po nxitojnë për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë, por gjetja e një zgjidhjeje është një proces shumë i gjatë, me detaje të ndërlikuara.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, e bëri një deklaratë të tillë ditën e sotme, pasi Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi dje një armëpushim tre-ditor, nga 9 deri më 11 maj, duke shpresuar se kjo shënon fillimin e fundit të luftës.
Në një intervistë në televizionin shtetëror, të raportuar nga agjencia Interfax, Peskov theksoi se deri më tani nuk ka pasur diskutime për zgjatjen e armëpushimit pas 11 majit, të cilin e kërkoi edhe Trump.



