Zvicra voton për taksën 50% mbi trashëgimitë e mëdha

Zvicra voton për taksën 50% mbi trashëgimitë e mëdha

Zvicra do të votojë këtë të diel për një taksë 50% mbi trashëgimitë dhe dhuratat mbi 50 milionë CHF, një iniciativë e propozuar nga Jeunesse Socialiste për të financuar politikat klimatike.

 

Sipas Euro News, sondazhet tregojnë se 75% e votuesve pritet ta refuzojnë nismën, mes frikës se ajo mund të dëmtojë reputacionin e vendit si qendër globale e menaxhimit të pasurisë.

 

Bizneset dhe grupet industriale paralajmërojnë se taksa mund të godasë ndërmarrjet familjare, ndërsa kritikët theksojnë se taksat e trashëgimisë në përgjithësi sjellin të ardhura të ulëta.

 

Megjithë gjasat e pakta për miratim, debati ka hapur diskutime të reja mbi drejtësinë fiskale dhe financimin e politikave klimatike në Zvicër.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy